Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 31-vjeçari në aksin Pogradec-Qafë Thanë
07/10/2020 11:50

Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë, pasia po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm. Autori B. M., me banim në Laprakë, Tiranë u kap në aksin Pogradec-Qafë Thanë, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantët e paligjshëm. Për transportin ai kishte kërkuar 200 euro për secilin, duke premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Njoftimi i policisë: Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Kapet duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 31 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin Pogradec-Qafë Thanë, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volksëagen”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit 200 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Top News – Dhjetëra protestues nga Shkodra e Kukësi, nisen drejt Tiranës
22/03 16:52
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve pak para protestës: Dilni të gjithë në shesh
22/03 15:40
Top Channel/ 1400 policë për protestën e opozitës/ Forcat e rendit njoftuan se kanë marrë masat
22/03 15:24
Top Channel/ Rama me studentet kineze në Shqipëri: Marrëdhënia mes dy vendeve ka qenë shumë e afërt
22/03 15:16
Top Channel/ Festa e Sulltan Nevruzit/Besimtarët bektashinj festojnë një nga datat më të rëndësishme
22/03 14:51
Top News – La armën në lokal dhe iku te berberi. Lushnje, policia shpall në kërkim një 21 vjeçar
22/03 14:21
Top News – Fishekë e tritol në banesë. Arrestohet 35 vjeçari në Vlorë për armëmbajtje pa leje
22/03 14:21
Top News – Festa e Sulltan Novruzit. Bektashianët kremtojnë lindjen e dritës ndaj errësirës
22/03 13:57
Top News – Sfidat e të rinjve. Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në qarqe
22/03 13:43
Top Channel/ Rruga në Gjirokastër/ Dëmet nga rrëshqitjet kanë vështirësuar kalimin e automjeteve
22/03 12:27
Top Channel/ Dyfishohet çmimi i pesticideve/ Ankohen fermerët në Fier: Kostot janë rritur shumë
22/03 12:27
Top Channel/ Masat për protestën e opozitës/ Policia: kemi marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen
22/03 12:26
Top Channel/ Sot protesta e opozitës/ PD organizon tubimin e radhës nën simbolikën e 22 marsit
22/03 12:25
Top Channel/ Rama mbledh drejtuesit politikë/Takimi në seli një ditë pas ndryshimeve në asamble
22/03 12:24
Top Channel/ Rama: Nuk ka pasur abuzime me naftën/ Kryeministri: Të ardhurat nga rritja e çmimit do shkojnë për pensionistët, sulme çdo ditë nga Irani
22/03 11:49
Top News – ‘Do luftojë evazionin e kontrabandën’. Rama për operatorin shtetëror të karburanteve
22/03 11:26
Top Channel/ PD protestë pa fjalime, mungon podium në shesh, blindohet Kryeministria
22/03 11:11
Top News – 48 orë për të hapur Hormuzin / Trump, ultimatum Iranit: Do t’ju shkatërrojmë
22/03 11:10
Top Channel/ Iu gjetën municion luftarak dhe një kallëp tritol, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë
22/03 11:08
Top News – Masat e policisë. Protesta e opozitës, bllokohet Bulevardi i madh
22/03 10:44
DIGITALB DIGITALB