Tëmthi është një organ që nuk duhet neglizhuar në asnjë moment. Polipet dhe krijimi i gurëve në tëmth mund të sjellë shqetësime dhe problematika të shumta. Por si mund ta kuptojmë, çfarë vizitash duhet të kryejmë dhe si trajtohen ato? I ftuar: Dr. Hysni Dede, gastrohepatolog Programi i shëndetit "Hipokrati" vjen në këtë sezon i rikonceptuar me fokus informacionin e shkurtër dhe utilitar. "Hipokrati" sjell filozofinë e jetesës së shëndetshme, synon të jetë guida e njerëzve, pacientëve në përballjen me sëmundjen, duke promovuar mjekësinë e sigurtë. Çdo të shtunë, ora 15:40