Familja mbretërore në Angli është kthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes që pas lajmeve të shumta që dolën pak kohë më parë për princeshën Kate. Këtë herë në qendrën e vëmendjes mediatike ka qenë Mbreti Charles. Për këtë të fundit është thënë nga shumë media se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe madje në pallatin mbretëror po planifikohet edhe funerali i Mbretit. Megjithatë, ditën e djeshme, ndoshta edhe për të heshtur lajmet e shumta që po qarkullonin, Mbreti Charles vendosi të bënte daljen e parë publike. Gazetar: Orest Floku