Mjeku reanimator Fitim Marku u arrestua në flagrancë nga Policia e Tiranës të premte në ambientet e Spitalit të Traumës. Ka qenë një person i infiltruar, i cili i dha para në shumën e 20 mijë lekëve të reja, që çuan në prangosjen e mjekut të njohur. Kamerat filmuan momentin kur efektivët shoqërojnë me pranga në duar, mjekun drejt makinës civile të uniformave blu për ta dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantues: Erjona Rusi & Flori Gjini Autore: Eralda Kenaj