Ligj për paqen fiskale është një ligj që pavarësisht insistimit të deputetëve, Ministria e Financave nuk po bën transparencë. Vetë ministri i Financave mungoi në komisionin parlamentar ku u shqyrtua projektligji por në seancën plenare nuk mundi ti shpëtonte pyetjeve të opozitës se kë po mbron ligji. Deputetët opozitarë akuzuan ministrin se po fsheh listën e bizneseve përfituese, në kundërshtim me ligjin.