Emisioni investigativ Fiks Fare denoncon tentativat për të fshehur një incident të ndodhur më 30 mars 2026, në një lokal nate në zonën e Thumanës, Krujë. Një 40-vjeçar nga Kurbini pretendon se është qëlluar me armë dhe është dhunuar brutalisht, duke pësuar dëmtime serioze. Sipas tij, pas ngjarjes është dërguar në Spitalin e Krujës, ku është mjekuar, por pa u regjistruar dhe pa u njoftuar policia, siç e kërkon procedura në raste dhune apo plagosjeje.