Në vendet aziatike përdorimi i bimëve ajurvedike në kozmetikë është një praktikë e hershme e përhapur edhe në kohët moderne. Pluhuri shikakai është një prej këtyre bimëve, i cili përdoret kryesisht si shampo, pasi lufton rënien e flokëve dhe zbokthin. Krahas kujdesit për flokët, ky pluhur mbart një sërë vlerash edhe për kujdesin e lëkurës. Elsona Tollumi na njeh më mirë me pluhurin shikakai si edhe përgatit disa receta në kushte shtëpie për flokët dhe lëkurën e fytyrës.