Katër pushues të moshuar kanë humbur jetën brenda 10 ditëve të fundit në plazhet e Durrësit e Vlorës, ndërsa të tjerë janë përballur me situata rreziku në det. Pavarësisht kësaj situate dhe paralajmërimit të Task Forcës së turizmit për kontrolle të rrepta e tolerancë zero ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në zonat bregdetare kur do të konstatohen shkelje, shumë prej subjekteve nuk kanë reaguar.