Nuk ka ende një shifër zyrtare për turistët por me sa duket edhe këtë vit Shqipëria mbetet e preferuar jo vetëm për shtetasit shqiptarë por edhe ata nga Kosova dhe të huaj. gjithëpërfshirës nga ai bregdetar, te ai malor dhe ai kulturor. Bumi turistik që përjetoi Shqipëria një vit më parë, e rriti pritshmërinë që këtë sezon të ketë edhe më shumë turistë. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qeveria shqiptare, nga janari i këtij viti deri në qershor, këtë vend e vizituan 4.5 milionë turistë, ose 34 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gazetar: Gerald Qerimi