Qeveria shqiptare ka publikuar protokollin Rama-Meloni e cila parashikon ngritjen e kampeve te refugjateve ne zonen e Lezhës. Afati i marrëveshjes mes 2 vendeve është 5-vjeçar, por që mund të rinovohet në mënyrë të heshtur me 5 vite të tjera. Në protokoll thuhet se pala shqiptare i njeh palës italiane të drejtën për përdorimin e zonave, të cilat do jepen për të gjithë kohëzgjatjen e këtij protokolli. Ne dokumentin zyrtar thuhet nder te tjera se pala italiane përjashtohet nga kufizimet ose kontrollet e monedhës dhe mund të transferojnë lirisht monedha sipas parashikimeve të dispozitave në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj