Nje mega operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës po zhvillohet mes Italisë dhe Shqipërisë. 52 urdhërarrreste, mes tyre për Visin e Pojës, një avokat, administratorin e një kompanie udhëtimesh në Fier. Dumani, kryeprokurori i Barit dhe Drejtori i Antimafias italiane dhane detajet në konferencë për media.