Autore: Irini Meçe Producent: Edi Manushi Prezantojnë: Edi Manushi, Irini Meçe & Rizarta Hoxha Me pjesëmarrjen e veçantë të: Angelo Harunit, Erik Lloshi, Romina Lloshi, Iljard Shaba, Livia Brunga, Edona Osmanaj, velina Luisa Alexis dhe Jurida Marku. Për të përjetuar aventura të bukura në natyrë, nuk është e nevojshme të shkosh larg. Pranë Tiranës, larg trafikut dhe zhurmës, ekziston një perlë e fshehur në Krrabë: "Syri i Ciklopit" Së bashku me grupin eksplorojmë këtë destinacion magjik përmes ecjes në terrene sfiduese. Të papritura, të qeshura, deklarata dashurie dhe puthje live. Momente që askush nuk i priste. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.