Policia franceze u përlesh me zjarrfikësit që protestuan në Paris me kërkesën për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës. Mijëra zjarrëfikës morën pjesë në tubimin e organizuar në kryeqytetin francez, duke kërkuar, për shkak të rrezikut në punë, një rritje të bonusit të tyre i cili nuk ka ndryshuar që nga viti 1990.