Dhuna në familje e sidomos ajo ndaj grave vazhdon të mbetet një fenomen shumë shqetësues në Shqipëri. Vetëm në ditët e fundit kemi 2 raste të qarta dhune, por edhe një vetëvrasje që dyshohet se është ndikuar nga problemet në çift. Rasti më i rëndë pasi si pasojë ka dhe një humbje jete, është padyshim ai i 21-vjeçares Aldorjana Loshi e cila punonte si efektive policie pranë komisariatit nr.5 në Kamëz. Efektivja e policisë vendosi t’i japë fund jetës me armën e shërbimit ditën e premte duke goditur veten me plumb në zemër, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë debati me të dashurin e saj Endri Nika, 28 vjeç. Ndërkohë që 2 rastet e tjera janë ato të një gruaje në Librazhd që vendosi t’i jepte fund jetës duke konsumuar pesticide sepse dhunohej nga burri dhe rasti i Edlira Shahut që u godit disa herë me thikë nga burri i saj Jakup Shahu. Gazetar: Orest Floku