Një pishe shekullore rrezikon të dëmtojë disa varre në varrezat e Sharrës. Elsa Fejzolli ankohet për një pishë që ndodhet pranë varrit të prindërve të saj në varrezat e Sharrës. Degët e së cilës rrezikojnë jo vetëm varrin e prindërve të saj, por edhe varret përreth. Fiksi u interesua në Ndërmarrjen Funelare në Bashkinë Tiranë ku dhe i sinjalizoi. Pas dy javësh u bë e mundur krasitja e degëve të pishës.