Hyrjet e autostradave janë të mbushura me pirgje inertesh në Fier. Përpara se të udhëtojnë në autostradën Fier-Lushnje, drejtuesit e mjeteve duhet të përballen me mbetjet e materialeve të ndërtimit. Edhe në rrethrrotullimin e dyfishtë në Levan ka mbetje të grumbulluara nga kompania që po nderton by-pass-in e Fierit. Ndersa në rrugen e vjetër Fier-Vlorë, këto mbetje janë copa asfalti të rrugës së Pishporos, e cila u dëmtua nga përmbyja e lumit Vjosë, dy vjet më parë.