Çmenduria e firmave piramidale të dikurshme, u rikthye në Shqipërinë e vitit 2025. Këtë herë, zhvatësit nuk janë Sudja, Xhaferri etj, por robotët dixhitalë të krijuar nga njerëz… XUEX, TXEX dhe GROKR, janë piramidat online që bënë kërdinë në qytete të ndryshme duke vjedhur miliona euro. Leo Smith, personazhi i pavërtetë, tërboi shqiptarët me sinjale inekzistente, shifra fiktive dhe garanci fitimesh të gësnjeshtërta me efikasitet 99.96%. Memoria e shkurtër historike dhe joshja për fitime të shpejta “infektoi” qytetarët e Divjakës, Lushnjës, Lezhës dhe Gramshit në një numër shumë të madh përdoruesish. Ky dokumentar sjell detaje ekskluzive nga dosja hetimore dhe rrëfimet e viktimave të këtyre skemave mashtruese. #Firmatpiramidale #Mashtrime #Online #SkemaMashtruese #XUEX #Rrëfime #Robotionline