Arsimi thotë “janë paguar”, Tatimet thonë “s’kanë ardhur”. Kush mban përgjegjësi? Historia e një mësuesi që lufton për të drejtën e tij pas daljes në pension, ku përballet me sistemin për 5 muaj kontribute të zhdukura. Për vite me radhë u sorollat nga një zyrë në tjetrën. Zgjidhja nisi vetëm pas ndërhyrjes së Fiks Fare. Një histori që ngre pikëpyetje serioze për administratën publike.