Belinda Balluku është pezulluar nga detyra si zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i është bllokuar pasaporta duke mos u lejuar të largohet nga vendi sipas vendimit të Gjykatës së Posacme. Gjyqtari Erjon Çela ka pranuar kërkesën e prokurorit të SPAK, Dritan Prencci, i cili i caktoi masën e parë të sigurisë më 31 tetor për tenderin e tunelit të Llogarasë për shkelje të barazisë në tendera. Masat e reja të sigurisë lidhen dhe me ndërtimin e lotit të 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Përvec Ballukut, nga masat janë prekur dhe dy funksionarë të tjerë, Erald Elezin, kreu i KESH, dhe Gentian Gjyli, kreu i ARRSH, të dy do të qëndrojnë “në arrest shtëpie”.