Një zjarr i rënë më 27 shkurt 2026 në Pallatin e Kulturës në Peshkopi ka nxjerrë në pah probleme serioze sigurie. Sipas investigimit të Fiks Fare, godina nuk kishte sistem anti-zjarr, hidrant funksional dhe as bombola për fikjen e flakëve, ndërsa instalimet elektrike rezultojnë të vjetra dhe me kabuj të ekspozuar. Megjithatë, disa institucione kanë tentuar ta justifikojnë ngjarjen duke përmendur si shkak të mundshëm një brejtës që ka dëmtuar kabujt elektrikë.