Oraret e zgjatura nëpër postoblloqe për të ruajtur respektimin e fashave të orareve të lëvizjes, e bën policinë e shtetit si një nga hallkat kryesore në ndihmë të frenimit të shpërndarjes së Covid 19. Për këtë arsye gjithmonë e më shumë për ta është e detyrueshme që të pajisen me masat mbrojtëse pasi kanë dhe kontaktin më të madh me njerëzit. Për këtë arsye Federata Shqiptare e Peshngritjes ditën e premte ka dhuruar për policinë e Tiranës maska dezinfektant dhe doreza.