Një 25-vjeçare shqiptare është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani. E reja akuzohet për vrasjen e vajzës së saj 4 vjeçe. Shqiptarja derdhi qëllimisht ujë të nxehtë mbi fëmijën e saj, të cilën e ka lënë të vuajë për 12 ditë pa e dërguar në spital, deri sa vdiq. Për faktin që nuk e çoi në spital, e reja u mundua ta justifikonte duke thënë se fëmija nuk kishte sigurim shëndetësor dhe kishte frikë se duhej të përballonte shpenzimet e mjekimit. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj