Personat me aftësi të kufizuar përballen shpesh në përditshmërinë e tyre me vështirësi në marrjen e shërbimeve në disa institucione, për shkak të infrastrukturës, siç janë rampat. Fiksi trajtoi historinë e një invalideje e cila nuk mund të marrë shërbimet jetësore në institucione publike dhe private për shkak të mungesës së infrastrukturës. Ambiente të cilat duhet të ishin të pajisura me një rampë, që e thjeshtësojnë kalimin e personave me aftësi të kufizuara.