Ky episod Për’puthen duket se nuk do të nisë si të tjerët. Disa komente negative e ofenduese, kanë prekur Rebekën, e cila largohet e përlotur nga studio. Konkurrentët treguan disa nga komentet që edhe ata kanë marrë në rrjet, e disa deklarata të rënda pasuan. Një takim i bukur e me sy që shkëlqejnë ka ndodhur jashtë studios së Për’puthen mes Rebekës dhe Andreas, por çfarë mërziti Ardin vëllain e Rebekës nga ky takim? Për'puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri. Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta. Programi i përditshëm që pasqyron një pjesë të realitetit shqipar, është kthyer tashmë në fenomen me mbi 1 miliardë klikime. Çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 18:15 Autore: Eralda Kenaj Moderatore: Megi Pojani Opinionistë: Arjon Muça, Zhaklin Lekatari