#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Të ftuar: Flutra Gashi Gazetar: Denisa Çerma Tema: Ajo është një nga gratë që ngrejnë zërin në Kosovë. Aktorja dhe opinionistja Flutura Gashi nuk ka hezituar asnjëherë të thotë atë që mendon për temat e nxehta sociale në Kosovë edhe pse deklaratat e saj jo shumë herë janë pritur mirë. "Ftesë në 5" programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.