I njohur në trevat shqiptare si artisti i muraleve me tematikë kombëtare, Bledar Çakalli i është përkushtuar prej javësh tashmë një vepre të re e cila ndodhet në Rubik, Mirditë. Shqiponja me përmasa 16 metra e lartë dhe 10 metra gjerësi nuk do të jetë e vetmja pikturë në këtë murale kuq e zi . Por, krahas shqiponjës artisti Çakalli ka planifikuar të realizojë edhe portretet e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, shenjtores Nënë Tereza, at Gjergj Fishtës dhe të tjera figura të rëndësishme të historisë sonë. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj