Policia ka vënë në pranga dje (10 korrik) Xhelal Rrajën, i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje. Ndaj Rrajës, GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Xhelal Rraja, është vëllai i ish-deputeti socialist Rrahman Rraja dhe akuzohet se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles dhe do të siguronte kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e ish deputetit socialist Arben Ndoka, i cili nga hetimet e SPAK. Gazetare: Luçiana Hulej