Që nga ardhja në pushtet e Partisë Socialiste në vitin 2013, katër drejtorë të Policisë së Shtetit janë ndërruar: Artan Didi (2013-2015), Haki Çako (2015-2018), Ardi Veliu (2018-2021) dhe Gledis Nano (2021-2022). Pas shkarkimit të Nanos, Muhamet Rrumbullaku mori frenat e policisë, një emërim që ndezi debate të shumta. Kohët e fundit, zbulimet nga përgjimet e EncroChat, ku drejtues të lartë të policisë shfaqen në bashkëpunim me krimin e organizuar, hodhën më shumë dritë mbi këtë bashkëjetesë të errët të policisë me krimine organizuar ku është pjesë shpesh edhe politika.