Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino deklaroi ditën e sotme se nuk ka asnjë të burgosur me Covid-19 në burgjet shqiptare. E pyetur nëse ka rezultuar ndonjë person pozitiv me Covid-19 në burgun e Recit, Bino u përgjigj: “Nuk ka asnjë të burgosur me Covid-19, në asnjë prej burgjeve të vendit tonë. Sa i takon personelit në burgje. Kemi patur të infektuar, sic e kemi raportuar më parë dhe ky numër nuk ka ndryshuar.”