Ka përfunduar takimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me dy nënkryetarët Vjosa Osmani dhe Agim Veliu janë parë duke dal nga objekti i Kuvendit të Kosovës. Përkundër insistimit të mediave, ata nuk u prononcuan për media. Ndërsa, zyrtarë të VV-së ende nuk janë parë të kenë dalur nga objekti i Kuvendit të Kosovës.