Në qarkun e Shkodrës në garën për bashkinë e Malësisë së Madhe pas përfundimit të numërimit të gjitha kutive të votimit, për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë, 80 në total, rezulton se Tonin Marinaj i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë 7 772 vota ose 94,04%, kurse Pjerin Spathari i Bindjes Demokratike ka marrë 493 vota ose 5,96% të votave të vlefshme.