Është arrestuar autori që plagosi në Korçë punonjësin e rendit, pasi ky i fundit e gjobiti. Spartak Zotka u godit me thikë në pjesën e fytyrës, teksa ngjarja në fjalë ndodhi në qendër të Korçës. Njoftimi i policisë: Mesditën e sotme, pranë “Kullës Red” në Korçë, shtetasi I. F., 48 vjeç, dyshohet se për shkak të detyrës, ka plagosur me mjet prerës punonjësin e Komisariatit të Policisë Korçë S. Z., i cili ka qenë jashtë shërbimit dhe më pas është larguar nga vendngjarja.