Skender Limanajn e takojmë në Rrugën Bardhyl duke bërë ecjen e pasdites. Është 76 vjeç. Që kur ishte i ri e deri sa doli në pension punoi si tornitor në uzinat Dinamo dhe Enver. Ai është njëri prej atyre mijëra pensionistëve që mezi presin vaksinimin.