Eksperti për pensionet, Enkelejd Musabelliu, analizoi në Top Talk shëndetin e skemës së pensioneve. Ai listoi faktorët që çojnë në pensione të ulëta dhe deficit të lartë. Ndërsa komentoi edhe skenarët për reformën e shumëpritur të pensioneve, që variojnë nga një rritje për të gjithë në nivelin minimal prej 150 eurosh, tek shifra 300 euro për pensionin mesatar. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni