Ne Lushnje është shtuar sipërfaqja e mbjellë me pemë vitet e fundit. Ne njësitë administrative ku relievi është kodrinor vendin kryesore e zë ulliri. Fermerët në zonën e kolonjës në Lushnje shprehën se kanë fitime me kultivimin e ullirit. Ata thonë se kanë dëshirë ta shtojnë më shumë sipërfaqen por duan një ndihmë nga ministria e Bujqësisë. Banori: Të subvencionojë shteti detyrimisht që ka një farë interesi, ndërsa kështu po i bëjmë të gjitha me kostot tona. Fidanin e kam blerë 5 mijë lek, plus plehrat e të tjera vete me kosto të lartë.