Ka nisur sot pelegrinazhi ne kishën e “Shen Ndout” ne Laç. Pelegrinë te shumtë janë drejtuar ketë te marte drejt vendit te shenjte me lutjet dhe dëshirat e tyre. Edhe pse jemi ne kohe pandemie numri i besimtareve është larte. Pelegrinët ne kishën e “Shën Ndout” vijnë nga i gjithë vendi dhe pa dallime fetare, të krishterë apo myslimanë Ate Prele Gjurashaj tregon se edhe pse ne kohe te vështira besimtaret nuk e harrojnë ketë vend te shenjte. Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar forca të shumta të Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë, të cilët kanë hartuar një plan masash që do zbatohet përgjatë 13 javëve.