Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se të hënën nuk do ta votojë qeverinë Kurti, dhe në asnjë variant nuk ka për të qenë pjesë e ekzekutivit të ardhshëm të Kosovës. Deklaratën e bëri sot për KosovaPress anëtari i kryesisë së kësaj partie, Enver Hoxhaj.