Shqiptarët i drejtohen këtë të dielë kutive të votimit, për të zgjedhur qeverisjen e katër viteve të ardhshme, e fushata e partive politike është drejt fundit. Socialistët e nisën nga sheshi Skënderbej mes këngëve e valleve për të vijuar më pas me takimet në çdo qytet ku kryefjalë e kryeministrit Edi Rama ishte kundërshtari i tij politik, Sali Berisha. Integrimi është fokusi kryesor i socialistëve, ku motoja e premtuar është pasaporta europiane në 2030, me premtimin se procesi i negociatave do të mbyllet brenda vitit 2027. Rama zgjodhi të paraqesë programin e PS para se të nisë fushata, ku premtoi pagë mesatare 1 mijë euro, e pension mesatare 400 euro deri në fund të mandatit. Fushata e Partisë Socialiste këtë herë u fokusua tek ironitë e disa kandidatëve dhe sulmi politik I kundërshtarëve dhe shumë pak tek program. Sa arriti të përçojë maxchoranca mesazhin e saj tek votuesi? A do të arrijë të marrë mandatin e katërt me “armën e fortë” që konsideron në dorë, atë të integrimit?