Parashikimet ishin të përafërta, ndërsa për fituesit nuk kishte dilema. Parti Socialiste, sic pritej, fitoi zgjedhjet e pjesshme lokale në Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat. Me një PD të dorëzuar, me kandidatë të pavarur, me idenë e tejkalimit të humbjes dhe nëpërmjet shoqërisë civile, qytetarët nuk gjetën motivim të shkonin drejt qendrave të votimit. Procesi i zgjedhjeve të së dielës u bojkotua në masë të gjërë. 18.45% ishte pjesëmarrja në 5 Bashki, ndërsa Vlora dhuroi rekord negativ historik. Rama përgëzoi fitoren e kandidatëve të tij, ndërkohë që PD mblodhi grupin parlamentar paraditen e sotme. Pati diskutime dhe ide të ndryshme proteste nga ana e deputetëve të opozitës, por nuk dolën me asnjë qëndrim zyrtar.