PD propozon 219 kandidatë/ Në total listat duhet të kenë 153 kandidatë për deputetë
17/03/2021 15:31

Koalicioni opozitar zgjodhi sërish afatin e fundit ligjor për të ridepozituar në KQZ listat e korrigjuara të kandidatëve për deputet. Mes emrave të ridërguar nuk pati surpriza veç një largimit të Gazment Koduzit ne Tiranë dhe zëvendësimit të tij me futbollistin Gentian Muça. Më shumë sesa lëvizja e kandidatëve, ra në sy shtimi i tyre përtej parashikimeve ligjore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ktheu listen e koalicionit të Partisë Demokratike për të njëjtën arsye, por opozita nuk e ka reflektuar sërish kuotën e kërkuar. Tashmë vendimmarrja nëse do e pranojë të regjistrojë koalicionin opozitar i takon Kryekomisionerit Shtetëror, i cili më herët për të shmangur konfuzionin ka publikuar numrin e kandidatëve që subjektet zgjedhore duhet te propozojnë për çdo qark, ku ne total rezulton se duhen propozuar 153 kandidat, dhe jo 219 nga sa ka propozuar opozita. Dilema e listës së opozitës nëse do pranohet regjistrimi i saj apo do i kërkohen sërish reflektime pritet te mësohet ne mbledhjen e parashikuar sot pasdite. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërkohë ka regjistruar listën e e Partisë Socialiste ku 3 kandidatë kishin vete deklaruar dënime me gjobë, por në vlerësimin e Kryekomisionerit nuk përbënin kusht për moslejimin e tyre në garën e 25 Prillit. Dritën jeshile e mori edhe lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku 7 kandidatë të saj kishin deklaruar dënime penale, të cilat sërish në vlerësimi ne KQZ nuk përbënin kushte ndalimi për të mos u zgjedhor si deputet. Vendime penale që lidhen me veprimtarinë e tij si aktivisti i Vetëvendosjes në protestat e zhvilluara në Shqipëri ashtu edhe ne Kosovë kishte deklaruar edhe kandidati i pavarur Bojken Abazi, por që nuk rezultuan problem per vijimin e garës. Edhe pse iu hap rruga e kandidimit për kandidatin e Vetëvendosjes. Bojken Abazi. ka nisur një hetim i thelluar nga Prokuroria. DËNIMET E KANDIDATËVE TË PS KLAJDI QAMA – I DËNUAR PËR KUNDËRVAJTJE YLLI SHEHU – I DËNUAR PËR KONTRABANDË SPARTAK BRAHO – I DËNUAR PËR SHPIFJE DËNIMET E KANDIDATËVE TË LSI LUAN RAMA- I DËNUAR FERDINANT ALIGJONI – VJEDHJE TË PASURISË QYTETARE DHE MOSDEKLARIM PASURIE ILIR OBONI – SHPËRDORIM DETYRE ERALD ALIKA- KUNDËRSHTIM TË PUNONJËSIT TË POLICISË ASHIM TAFILAKU- ORGANIZIM I LLOTARIVE TË PALEJUARA/ DËBUAR NGA ITALIA SOKOL PONARI- KUNDËRSHTIM TË PUNONJËSIT TË POLICISË BESNIK JAKAJ – KUNDËRSHTIM TË PUNONJËSIT TË POLICISË LISTA E KOALICIONIT OPOZITAR E RIDEPOZITUAR LISTA E TIRANËS 45 KANDIDAT LISTA E KUKËSIT 9 KANDIDAT LISTA E KORCËS 21 KANDIDAT LISTA E FIER 24 KANDIDAT LISTA E ELBASANIT 18 KANDIDAT LISTA E SHKODRES 21 KANDIDAT LISTA E DURRËSIT 21 KANDIDAT LISTA E DIBRËS 9 KANDIDAT LISTA E BERATIT 12 KANDIDAT LISTA E GJIROKASTRËS 9 KANDIDAT LISTA E VLORËS 18 KANDIDAT LISTA E LEZHËS 12 KANDIDAT KOMISIONERI SHTETËROR: JA SA KANDIDATË DUHEN PËR ÇDO QARK BERAT 9 KANDIDATË DIBËR 6 DURRËS 15 ELBASAN 15 GJIROKASTËR 6 FIER 18 KORÇË 12 KUKËS 3 LEZHË 9 SHKODËR 12 TIRANË 36 VLORË 12

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44