PD: Prokuroria konfirmoi se Agim Kajmaku është Jorgo Toto; të shkarkohet
28/10/2019 19:46

Agim Kajmaku është Jorgo Toto, personi ndaj të cilit ka patur një hetim penal dhe proces gjyqësor në Greqi. Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, lexoi sot verifikimet e kryera nga Prokuroria ku, sipas tij, rezulton se akuza ndaj kryebashkiakut të Vorës qëndron. “Nga informacioni i zyrës INTERPOL Greqi rezulton se nga krahasimi daktiloskopik i gjurmëve të gishtave të shtetasit Agim Kajmaku me gjurmët daktiloskopike që ndodhen në bazën e të dhënave kriminale të Greqisë, rezulton se këto gjurme përputhen me gjurmet e gishtave të shtetasit Jorgo Toto”, theksoi Bardhi teksa citonte shkresën e Prokurorisë. Sipas Prokurorisë, citon Bardhi, “konfirmohet se Agim Kajmaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qenë në hetim penal në Greqi. Kjo sepse ai është arrestuar në flagrancë. Rezulton se personi ka kryer veprime konkrete duke fshehur jo vetëm emrin dhe mbiemrin, por duke mos e deklaruar këtë në formularin e dekriminalizimit”. Gazmend Bardhi kërkoi shkarkimin e mënjehershëm nga detyra të kryebashkiakut të Vorës. “Tashmë çdo alibi e krijuar nga Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij në bashkinë e Vorës, është rrëzuar. Ne e kemi të qartë se Edi Rama nuk ka vullnet ta luftojë krimin dhe pushtetin e tij e ka të lidhur me krimin. Shkarkimi i menjëhershëm nga detyra i Agim Kajmakut nuk është më çështje vullneti në dorë të Edi Ramës. Edi Rama ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të shkarkojë menjëherë nga detyra kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, i cili është arrestuar dhe ka qenë në kërkim ndërkombëtar deri në shtator të 2019-s”, u shpreh zyrtari demokrat.

Top Channel/ Mesazhe nga Bundestagu/ Peter Beyer: Reforma në drejtësi mbetet sfidë për integrimin
10/03 15:23
Top Channel/ PD akuza ndaj Ramës, Bardhi: Po përdor Gjykatën e Lartë kundër SPAK
10/03 15:20
Top Channel/ “Plas grushti” në PD e Shkodrës, debate e përplasje fizike për kryetarin e degës
10/03 12:19
Top Channel/ Nderohen dy nipërit e aktorit me famë evropiane, Rama: Njeri i mrekullueshëm që…
09/03 18:14
Top Channel/ Berisha: Rama mbrojti veten! Më 12 mars e gjithë Shqipëria në kryengritje
09/03 15:18
Top Channel/ “Nuk ka kushte për arrestim e Ballukut”, Manja: SPAK të vazhdojë hetimin
09/03 15:15
Top Channel/ PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, Rama: Prokurorët po na fyejnë inteligjencën
09/03 15:15
Top Channel/ Vendimi i PS për Ballukun/ Berisha: Tani i përket sovranit të thotë fjalën e tij
09/03 13:21
Top Channel/ ‘Shqipëria hyri në platformat e basteve’, Berisha: Shqiptarët do triumfojnë para…
09/03 13:08
Top Channel/ ‘E kam paralajmëruar se Rama nuk dorëzohet para drejtësisë’. Berisha: Vendimtare fjala…
09/03 13:05
Top Channel/ ‘Sovrani të thotë fjalën e tij’, Berisha: Kam qenë kritik ndaj drejtësisë por…
09/03 13:00
Top Channel/ ‘Shqiptarët nuk do pajtohen me vendimin e Ramës për Ballukun’, Berisha: Të gjithë…
09/03 12:59
Top Channel/ ‘Rama ka dorën e zezë mbi çdo tender’, Berisha: Ai shkatërroi portin e Durrësit…
09/03 12:56
Top Channel/ ‘Rama bëri elegji për veten e tij dhe Ballukun’, Berisha: Mbrojti veten sepse…
09/03 12:55
Top Channel/ Gjyqi për Erion Veliajn, në GJKKO nis gjyqi në themel për kryebashkiakun e Tiranës
09/03 12:49
Top Channel/ Apeli i GJKKO lë në fuqi pezullimin e Ballukut, ishte ankuar para se të shkarkohej
09/03 12:49
Top Channel/ “Balluku nuk hetohet për korrupsion”, Rama: S’ka akuzë për vjedhje, vetëm disa mesazhe
09/03 12:48
Top Channel/ ‘Gratë socialiste janë fyer në Kuvend’, Kushi: Rezolutë kundër dhunës dhe…
09/03 12:38
Top Channel/“Prokurorët të armatosen me prova”,Rama i prerë:Me votën tone s’ka arrestim për Ballukun
09/03 12:31
Top Channel/‘E vlerësoj të drejtën e prokurorit’, Rama:Falenderoj Ballukun, i uroj fatin që meriton
09/03 12:16
DIGITALB DIGITALB