Këshilltarët e djathtë në këshillin bashkiak të Tiranës do të ndjekin rrugën ligjore për moszbatimin e vendimit të bashkisë për tarifat e parkimeve. Fabjan Topallja, këshilltar i PD-së, në një dalje për mediat tha se ky akt i miratuar me shpejtësi ka si qëllim që Veliaj “të vjedhë më shpejtë”.