Partia Demokratike vendosi të ecë në të njëjtën rrugë si në 2017, duke vendosur të mos regjistrohet në zgjedhjet e 30 qershorit. Pjesëmarrjen në betejën lokale kryesia e Partisë Demokratike e kushtëzoi me një proces të drejtë dhe demokratik që sipas saj nuk mundësohet nga qeveria e Edi Ramës.