Partia Demokratike nuk do të çojë vëzhgues në Komisionin për Reformën Zgjedhore, siç kërkoi Kuvendi pak ditë më parë. Kjo pasi, siç njofton PD, demokratët e konsiderojnë komisionin e reformës zgjedhore, njësoj si Parlamentin, “pa legjitimitet dhe produkt të zgjedhjeve të diktuara gjerësisht nga krimi i organizuar dhe blerja e votave me paratë e pista të krimit”.