Kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë”, në Lushnjë Elton Bano mohon akuzat se është dënuar për vjedhje në Angli dhe paralajmëron padi për Partinë Demokratike. Në një prononcim për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, Bano thotë se akuza e PD nuk është e vërtetë dhe se qëllimi i vetëm i “shoqatës së bravave” siç thotë ai, është të të shpifë dhe të hedhë baltë mbi figurat dhe qytetarët.