Është mbajtur në Vlorë, në kushte të pazakonta pandemie, ceremonia e ngritjes së flamurit. Të pranishëm ishin presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryeministri, Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Figurat politike në fjalë vendosën kurora me lule në monumentin e pavarësisë.