Pasuritë e sekuestruara, Shqipëria “kopjon” modelin Italian
15/11/2019 20:32

Që nga hyrja në fuqi e ligjit Anti-mafia, krimi i organizuar në vend ka humbur pasuri me vlerën e 4.4 miliardë lekëve. Por, ministja Anila Denaj sugjeron ndërhyrje në legjislacion pasi nga totali i pasurive të sekuestruara në përfundim vetëm 40 përqind e tyre konfiskohen dhe i kalojnë shtetit. Por gjatë konferencës mbi asetet e krimit, ministrja e drejtësisë tregoi edhe anën tjetër të medaljes. Prokurori i Anti-mafias italiane Federico Cafiero De Raho përsëriti për të disatën herë bashkëpunimin e krimit shqiptar me Ndragetën e cila fiton 30 miliardë euro në vit nga trafiku i kokainës. “Aktiviteti i tyre ekonomik nuk shtrihet me mes familjareve apo personave te bashkëlidhur, por përmes mënyrave te tjera qe janë profesionistet si përshembull avokatet biznesmenet. Nuk dua te kriminalizoj asnjë kategori . T’i kundërvihemi infiltrimit të krimit të organizuar në institucione, infiltrimit të krimit të organizuar në ekonominë legale, inflitrimit përmes ndërmjetësve që ngjajnë si te rregullt por nuk janë të tille pasi përfaqësojnë mafiozet me xhakete dhe kollare . sot lufta ndaj krimit te organizuar është akoma me e vështirë dhe te tille e bën kamuflimi”, shprehet De Raho. “Kriminelët e nivelit të lartë janë njerëz shumë të vendosur që duan të bëjnë gjithçka vetëm të vazhdojnë të kryejnë bizneset e tyre, qoftë edhe nga burgjet në mënyrë që të përdorin të gjitha mënyrat e mundshme për të komunikuar me miq të tyre po aq kriminelë sa ata, ti urdhërojnë për të bërë gjëra nga më të ndryshmet dhe që nuk janë në burg me ta”, ka thënë Soreca. “Italia dhe Shqipëria kanë treguar se është e mundur të godasin dhe shkatërrojnë grupet kriminale edhe ato të konsideruara të paprekshme”, shprehet Lakomy. Por ndërkombëtarët mendojnë se parimi “ndiq paranë” nuk duhet të përdoret vetëm ndaj kriminelëve por edhe ndaj të korruptuarëve, të cilëve duhet tu sekuestrohen pasuritë. Me shumë gjasë ky ishte qëllimi i pyetjes se Francesko Mandoit, i cili e pyeti zyrtarët shqiptarë se a kanë sekuestruar pasuri të të korruptuarëve. Përgjigjja ishte “po, kemi sekuestruar një pasuri të një gjyqtari”. Por kjo statistikë flet vetë se sa duhet bërë ende edhe ndaj korrupsionit.

Top Channel/ Plas sërish në sallën e gjyqit! Avokati përplaset me prokurorin në Elbasan, arrestohet
18/10 22:56
Top Channel/ “Po bëjmë diçka të madhe”, Florjan Binaj mesazh për qytetarët: Mbështetja juaj…
18/10 21:03
Top Channel/ SPAK dërgon në gjyq Çopjat, zbulohen disa krime té frikshme
18/10 19:42
Top Channel/ SPAK po kërkon hetues! Thirrje për ekspertë të antiterrorit, krimit financiar
18/10 19:41
Top News- Vritet 23 vjeçari shqiptar në Itali/ Krimi në parkingun e Universitetit pas një sherri
18/10 17:22
Top News- Kurthi që i mori jetën Ramazan Matajt/ Autorët paguan një vajzë për t’i dërguar mesazhin
18/10 15:53
Top Channel/ Marshim kundër kancerit të gjirit/ TIA, Kastrati Group, bashkë me YWCA Albania
18/10 15:26
Top Channel/ Bujqësia kërkon subvencione, Skandali me fondet e IPARD pakësoi financimet
18/10 15:12
Top Channel/ Akademi Kombëtare të Drejtimit, pjesë e strategjisë për përmirësimin e sigurisë rrugore
18/10 15:08
Top Channel/ 5 të plagosur në aksident në Durrës, përplasen dy automjete ballë për ballë
18/10 15:07
Top Channel/Eksperimenti për sigurinë e SPAK/Garda testoi masat mbrojtëse në Gjykatën Antikorrupsion
18/10 15:04
Top Channel/ Sytë janë nga Kushtetuesja, zgjedhja e një anëtari të gjykatës: Ose do pranohet vota…
18/10 15:02
Top News- Dy të arrestuar për armëmbajtje/ Lëviznin me pistoleta, aksionet në Tiranë e Lezhë
18/10 14:01
Top News-Shpërndanin kanabis në trajtë xhelatine/ Arrestohen dy të rinj në Tiranë sekuestrohet droga
18/10 13:30
Top News- Pesë të plagosur në aksident, kamioni përplaset me makinën tek ‘Mbikalimi i Plepave’
18/10 13:18
Top News- Plagoset kamarieri në Bushat/ Nuk shërbeu kafen në kohë, goditet me kosore
18/10 13:05
Top Channel/ Shpresa erdhi nga qielli/ “Për shqiptarët”, lotët nuk kursyen askënd në studio
18/10 12:33
Top Channel/ Qyteza shqiptare mbushet me plehra/ Mali i Zi, banorët e Tuzit protestojnë
18/10 12:10
Top Channel/ Aksident i rëndë në Durrës, përplasen dy automjete dhe plagosen 5 persona
18/10 12:06
Top News- Vrau biznesmenin italian/ Gjykata e Gjirokastrës cakton burg pa afat për autorin
18/10 11:35
BILETA Portokalli - Bileta