Fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash janë tre veprat penale për të cilat akuzohet ish-zëvendës kyeministri, ish-ministri i rindërtimit dhe ish-ministri I Financave, Arben Ahmetaj. Ai rrezikon një dënim maksimal orej 30 vitesh në qeli. Prokuroria e Posaçme SPAK, dorëzoi të hënën në Kuvend një shkresë ku kërkon heqjen e lirë dhe kontrollin e banesës së së Ahmetajt. Ky i fundit mban aktualisht postin e deputetit të Partisë Socialiste.