Pasojat e mbylljes së kufirit/ Banorët e fshatrave jugorë tregojnë humbjet
06/11/2020 12:35

Iljaz Memushi punon gati 10 orë çdo ditë si taksist në Gjirokastër. Koha e pritjes për klientë muajt e fundit është më e gjatë se koha e punës. Mbyllja e kufirit me Greqinë reduktoi seriozisht të ardhurat ditore për të dhe kolegët e tij për shkak se 30% e xhiros realizohej prej transportit të pasagjerëve drejt Kakavijës. “Ne jemi të lidhur direkt me Greqinë. Sa më e hapur të jetë lëvizja aq më shumë mundësi ka. Mbyllja i ka ndikuar të gjithë. Kishte autobusa, taksi dhe njerëz që shkonin përditë. Tani jemi të gjithë brenda një vathe.” Edhe klientët e Iljazit ata që udhëtonin disa herë në javë drejt Greqisë për arsye shëndetësore, për të blerë ilaçe apo edhe për të punuar si punëtorë sezonalë qarkullojnë shumë pak. Në Dropull ku 80% e popullsisë është në moshë pensioni banorët e vetmuar janë duke ju drejtuar qendrave shëndetësore në Shqipëri për të marrë shërbimet e rastit ndërsa të afërmit në Greqi sigurojnë blerjen dhe transportin e ilaçeve. Paralizimi i shkëmbimeve me Greqinë që prej Qershorit për shkak të Covid-19 besohet se ka goditur rëndë të ardhurat që banorët siguronin prej këtyre shkëmbimeve në të dy anët e kufirit. Kostot për realizimin e tamponëve disa herë në muaj për të kaluar kufirin janë të papërballueshme për shumicën e qytetarëve.

Top News -Nxiti të miturit për vjedhje në shkollë/Kapet 22-vjeçari në Lezhë, në hetim 5 adoleshentët
19/03 13:59
Top News – Siguria kibernetike. Rama: Shqipëria renditet e nënta në botë
19/03 13:57
Top News – Përkeqësohet siguria në punë. Gjysma e aksidenteve fatale nëpër kantiere ndërtimi
19/03 13:39
Top News – ‘Po mbifaturon qytetarët’ / PD: OSHEE fatura dyfish më të larta se konsumi
19/03 13:22
Top Channel/ Protesta e fermerëve: Prodhimet shiten shumë lirë. Nuk na janë dhënë dëmshpërblimet
19/03 12:38
Top Channel/ Fermerët e Sovjanit në vështirësi, s’kanë nisur të mbjellin tokën nga lagështira
19/03 12:31
Top Channel/ Polici i burgut të Drenovës humbi jetën në aksident, dalin pamjet e përplasjes
19/03 12:26
Top Channel/ Thyen dyert dhe morën 16 laptopë dhe videoprojektorë, arrestohen autorët
19/03 12:23
Top Channel/ “Arratisja” që i trembi të gjithë, reagimet pasi 14-vjeçarja u zhduk për një ditë
19/03 12:22
Top News – Pedagogët nuk paguhen sipas titujve. Protestë te Artet, paralajmërohet bojkot
19/03 12:15
Top News – Nga e merr naftën Shqipëria! Hormuzi na prek, por bllokimi i Suezit shkakton probleme
19/03 12:14
Top News – Tritoli ndaj agjentit të krimeve / Autori në ‘arrest shtëpie’: S’kam lidhje me ngjarjen
19/03 12:13
Top Channel/Vijojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim
19/03 11:36
Top Channel/ Sulmi në Katar, rritet cmimi i gazit në Europë: Dyfish më lart, nafta 113 USD për fuci!
19/03 11:34
Top Channel/Raporti i Freedom House: Shqipëria e para në Ballkan, lë pas Malin e Zi e RMV-në!
19/03 11:21
Top News – Kuvendi hedh poshtë PD. ‘Deputetët e saj janë pjesë e delegacionit në Bundestag’
19/03 11:11
Top News – Opozita takime në Bundestag. Deputetët e PD – Në fokus, lufta kundër korrupsionit
19/03 10:55
Top Channel/ I vendosi tritol automjetit të agjentit të krimeve, zbardhet dëshmia: Nuk kam lidhje…
19/03 10:52
Top News – Korrupsioni na trishton. Shqiptarët të parafundit në Europë për lumturinë
19/03 10:41
Top News – Të lirë, por të korruptuar. Raporti i Freedom House për Shqipërinë, më mirë në rajon
19/03 10:24
DIGITALB DIGITALB