Tema: Bankers - Rrjeti Shqiptar i (CSR-së), i përgjegjësisë sociale të korpooratave, krijuar në vitin 2013 me antarë disa biznese të mëdha shqiptare, pjesë e së cilës është edhe kompania “Bankers Petrolium”, ditë më parë në qytetin e Fierit organizoi një takim mbi atë cka kompania Bankers Petrolium ka realizuar në drejtim të përgjegjësisë sociale. Rrjeti Shqiptar i CSR-së synon jo vetëm të rrisin reputacionin e tyre dhe të bëhen më konkurrues në treg, por mbi të gjitha të kontribuojnë në mirëqenien e komunitetit duke minimizuar impaktin mjedisor si dhe nxitjen e përpjekjeve të vazhdueshme në zhvillimin social të komunitetit. Për Bankers Petrolium në drejtim të përgjegjësisë sociale qëllimi kryesor është përrmirësimi i cilësisë së jetës për banorët e Patos-Marinzës dhe të Fierit, ndaj janë bërë një sërë investimesh në disa drejtime.